Ambient i stilit evropian qe na bënë unik dhe të dalluar prej restoranteve tjera,pritja e ngrohtë ,shërbimi cilësor,menu e begatë dhe pervoja e madhe janë disa nga motivet pse ju duhet të na zgjedhni neve.
Koha e Re,Koha3 dhe Restaurant Arba ofrojnë shërbime të shumta për klientët e vet si organizime familjare,dasma,syneti,ahengje të llojeve të ndryshme,takime pune,seminare etj.
Për të takuar dhe përmbushur nevojat e secilit ne posedojmë me 3 lokale.Me restoranin Koha 3 që ofron deri në 250 ulëse,me restoranin ARBA i cili ofron 350 ulëse si dhe me restoranin madhështor Koha e Re që ofron kapacitet deri në 600 ulëse..
Të trija restorantet ofrojnë edhe parking të siguruar për mysafirët.
Nëse dëshironi që organizimi juaj të bëhet jashtë ambienteve të shtëpisë dhe jeni në kërkim të ambientit që ofron një sherbim të lartë cilësor,të dëshmuar, atëherë kërkimi juaj mbaron këtu!
Si menaxhment që synojmë të krijojmë çdo lehtësi klientëve tonë e kemi parë të arsyeshme të ju mundësojmë rezervimin online,siç shihet në anën e majtë të web-faqes ku ju mund të rezervoni dhe ne do të ju përgjigjemi sa më shpejt që është e mundur,ju mirëpresim.
|